Zyrtare: Icardi largohet nga kampi i Interit

  • 13 July 2019 - 16:31
Zyrtare: Icardi largohet nga kampi i Interit

Mauro Icardi është larguar zyrtarisht nga kampi stërvitor i Interit. Klubi italian bën të ditur se kjo ka ndodhur në pajtim të dy palëve dhe ai do të vazhdojë të stërvitet i vetëm në qytetin e Milanos.

“Mauro Icardi do të kthehet sot në Milano, nga kampi ynë stërvitor në Lugano”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga zikaltrit.Klubi dhe sulmuesi e kanë marrë këtë vendim me pajtimin e dy palëve. Icardi do t’i vazhdojë stërvitjet e tij parasezonale gjatë ditëve në vazhdim dhe nuk do të marrë pjesën në Turneun Veror në Azi”. Football Italia raporton se Icardi dhe Radja Nainggolan janë përjashtuar nga seancat stërvitore taktike të trajnerit të ri, Antoine Conte.

Sapo argjentinasi e kuptoi se nuk ka asnjë mundësi t’ia ndryshojë mendjen trajnerit të ri, Icardi hypi në një tren dhe u largua nga kampi i Interit për t’u kthyer në Milano.

Interi i ka vënë çmim prej 60 milionë eurosh sulmuesit të tyre, që është vetëm gjysmë e 120 milionë eurove që i dëshironin për të verën e kaluar.

Përderisa Napoli raportohet se është i gatshëm ta paguajë këtë shumë për Icardin, argjentinasi e dëshiron vetëm transferimin në Juventus. 

(Kosova Sot Online )