Atletico Madridi përshpejton negociatat për transferimin e Hysajt

  • 13 July 2019 - 16:35
Atletico Madridi përshpejton negociatat për transferimin e Hysajt

Napoli dhe Atletico Madridi janë në negociata të avancuara për Elseid Hysajn, me një marrëveshje me vlerë 15 milionë euro plus bonuse.

Sipas gazetës spanjolle AS dhe italianëve të La Gazzetta dello Sport, çmimi i kërkuar prej 25 milionë euro ka rënë në 20 milionë, duke përfshirë edhe bonuset. Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë u ble nga Empoli për vetëm pesë milionë euro në vitin 2015 dhe do të përfaqësonte një fitim të mirë për Napolin.

Është e mundur që marrëveshja të bëhet si huazim me mundësi blerje, duke u bërë një detyrim nëse Hysaj luan të paktën 50 për qind të ndeshjeve të Atleticos këtë sezon.

Nga ana tjetër, Mario Rui mund të mbetet në Napoli, të paktën për momentin, ndërsa do të përpiqet të bindë Carlo Ancelottin për ta mbajtur atë.

Reprezentuesi i Portugalisë ishte lidhur edhe me Milanin, Benficën dhe Porton. 

(Kosova Sot Online )