Lampardi merr fitoren e parë si trajner i Chelseat

  • 13 July 2019 - 17:17
Lampardi merr fitoren e parë si trajner i Chelseat

Olivier Giroud shënoi dy herë në fitoren me rezultat 4:0 të Chelseat kundër St. Patrick’s, duke ia dhënë kështu trajnerit Frank Lampardit fitoren e tij të parë që kur u emërua në pozitën e trajnerit të klubit londinez.

Francezi Olivier Giroud hyri në lojë nga banka rezervë dhe i shënoi dy gola në pjesën e dytë të ndeshjen në Dublin, pasi golat e shënuara në pjesën e parë të ndeshjes nga Mason Mount dhe Emerson Pamlieri bënë që mysafirët ta kenë nën kontroll ndeshjen.

Edhe pse i bëri 11 ndryshime pas përfundimit të pjesës së parë, Lampardi – në vetëm ndeshjen e tij të dytë si trajner i Chelseat – do të ketë mësuar shumë gjëra për skuadrën e tij, e cila po përgatitet për sezonin e ri.

Në ndeshjen e parë të Lampardit si trajner i Chelseat, klubi londinez kishte barazuar me rezultat 1:1 kundër Bohemians, duke e humbur epërsinë në momentet e fundit të ndeshjes. 

Lampardi do të shpresojë që këto përgatitje të jenë të mjaftueshme që ai ta kuptojë sa më mirë skuadrën e tij para se të fillojë sezoni i ri i Premierligës.

Chelsea do të përballet me Manchester Unitedin në xhiron të parë të sezonit 2019/20 të Premierligës. Kjo përballje do të jetë një sfidë e vështirë për legjendën e Chelseat, Lampard, pasi që skuadra e tij të luajë si mysafire.

(Kosova Sot Online)