Lilaj mbërrin në Izrael, për të nënshkruar me klubin e ri

  • 14 July 2019 - 11:04
Lilaj mbërrin në Izrael, për të nënshkruar me klubin e ri

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare Sabien Lilaj do të vijojë aventurën e tij në kampionatin izraelit, ku ka vendosur të nënshkruajë me skuadrën e sapongjitur në ligën kryesore të vendit, FC Sektzia Ness Tziona.

Pasi mbylli aventurën një vjeçare në Azerbajxhan me skuadrën e Gabala, Lilaj gjeti akordin me klubin e ri dhe ka mbërritur në qytetin jugor të Izraelit, ku edhe pritet të prezantohet gjatë ditës së sotme.

Klubi i Sektzia Ness Tziona postoi një foto të Sabien Lilajt, në momentin që ky i fundit zbriti në aeroport, mëngjesin e të enjtes, ndërsa gjatë këtyre ditëve, ka sistemuar edhe detajet e kontratës me skuadrën e re.

Sabien Lilaj, tashmë në moshën 30-vjeçare, shkon si një futbollist me mjaft eksperiencë në klubin izraelit, pasi numëron disa ndeshje me Kombëtaren Shqiptare dhe shumë trofe të fituar me klubet ku ka luajtur.

(Kosova Sot Online)