Gabimet komike të Schalkes në ndeshjet parasezonale me të cilat po qesh e tërë bota

  • 14 korrik 2019 - 11:56
Gabimet komike të Schalkes në ndeshjet parasezonale me të cilat po qesh e tërë bota

Schalke 04 i ka pushtuar ballinat botërore falë dy momenteve tejet komike në ndeshjet miqësore parasezonale. Të dy rastet ndodhen në zonën e penalltisë dhe kundër ekipit gjerman.

Benito Raman, një sulmues i cili së fundmi iu bashkua klubit nga Fortuna Dusseldorf, i shte autori i huqjes së pabesueshme në fitoren 3:1 të Schalkes ndaj Rot-Weiss Oberhausen.

Ai u shërbeu në zonën e penalltisë dhe pati detyrën më të lehtë në futboll, vetëm ta shtyjë topin në rrjetë i papenguar dhe para portës boshe. Por, ai dështoi plotësisht duke mos e qëlluar portën fare.

(Kosova Sot Online)