Sneijder ndahet me bashkëshorten, pajtohet t’ia ndajë 15 milionë euro pasuri

  • 14 July 2019 - 15:33
Sneijder ndahet me bashkëshorten, pajtohet t’ia ndajë 15 milionë euro pasuri

Nëntë vjet martesë janë mbyllur me marrëveshje mes Wesley Sneijder dhe Yolanthe Cabaue. Çifti i ka dhënë fund bashkëjetesës së tyre për shkak të krizës që ishte krijuar mes tyre, madje në disa media u tha se ish-futbollisti ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike ndaj modeles.

Pavarësisht të gjitha përplasjeve gjithçka është mbyllur në një seancë gjyqësore sipas medieve në Holandë, që kanë bërë me dije se palët kanë dakord që bashkëshortja Yolanthe të marrë 15 milionë euro nga pasuria e ish-burrit të saj.

Mes këtyre parave dhe 9 viteve së bashku çifti i famshëm ndahen zyrtarisht, edhe pse ishin prindër të dy fëmijëve.

Sneijder ka pasur probleme me alkoolin dhe jetën e shthurur kohët e fundit, teksa para pak javësh u arrestua sepse hipi dhe shkatërroi një makinë në gjendje të dehur.

(Kosova Sot Online)