Futbollistët e Barcelonës e presin me shumë dashuri Griezmannin

  • 14 July 2019 - 16:24
Futbollistët e Barcelonës e presin me shumë dashuri Griezmannin

Griezmann ka kryer me sukses testet mjekësore gjatë ditës së diele dhe është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës për të nisur përgatitjet për sezonin e ri.

Barcelona i ka dhënë fund pushimeve. Gjatë ditës së diele, shumica e lojtarëve janë kthyer nga pushimet dhe kanë kryer testet mjekësore, para se të nisin përgatitjet për sezonin 2019/20.

“Sport” raporton se Griezmann sonte në mbrëmje do të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare dhe do të prezantohet në “Camp Nou”, por pa praninë e tifozëve – pasi Barça ka nisur punimet për sezonin e ri dhe është duke e ndërruar komplet fushën
(Kosova Sot Online)