Dorë për dore – stërvitja interesante e Realit pa pranin e Zidanes

  • 14 July 2019 - 17:11
Dorë për dore – stërvitja interesante e Realit pa pranin e Zidanes

Real Madridi ka vazhduar përgatitjet parasezonale në mungesë të Zinedine Zidane i cili gjendet në Evropë pas vdekjes së vëllait.

Los Blancos janë duke qëndruar në Montreal të Kanadasë, ku po stërviten nga dy herë në ditë që nga e hëna.

Në stërvitjen e sotme, futbollistët kanë bërë disa ushtrime që në të kaluarën mund të mos kenë qenë të njohura për ta. Ata ishin dy nga dy të kapur dorë për dore dhe vraponin në drejtim të topit.

Luka Modric ka munguar në stërvitjen e sotme, një ditë pasi u rikthye nga një goditje e fortë që mori në ditët e para në Montreal. 33-vjeçari ka nisur t’i shqetësojë Los Blancos, pasi deri më tani ka humbur 3 nga gjashtë stërvitjet e mundshme. Gjatë ditës së sotme mungoi edhe Brahim Diaz. Sipas Real Madrid TV, që të dy u stërvitën në palestër.

Zinedine Zidane vazhdon të mungojë, pas vdekjes së vëllait, Farid Zidane.

Por, trajneri francez pritet të kthehet me kohë për ndeshjet parasezonale, që do të nsië gjithçka me 21 korrik kundër Bayern Munich.

(Kosova Sot Online)