Zidane ia jep lamtumirën e fundit vëllait: Ke qenë udhërrëfyesi im, përherë në zemrën time

  • 15 July 2019 - 08:43
Zidane ia jep lamtumirën e fundit vëllait: Ke qenë udhërrëfyesi im, përherë në zemrën time

Zinedine Zidane u detyrua ta braktisë skuadrën e Real Madridit në kampion stërvitor parasezonal, në mënyrë që të kthehej në Madrid për t’ia dhënë lamtumirën e fundit vëllait të vet, Faridit, i cili vdiq të shtunën.

Trajneri i Madridit e postoi në rrjetet sociale një fotografi të veten dhe vëllait të vetë të ndjerë, i cili vdiq të shtunën pasi vuante nga një sëmundje.

“Ti gjithmonë ke qenë udhërrëfyesi im. Ti ke qenë i drejtë, zemërgjerë dhe guximtar”, shkroi Zidane.

“Ti i ke dashur të tjerët dhe të tjerët të kanë dashur ty. Gjithmonë kam qenë shumë krenar me ty, do të jesh gjithmonë në zemrën time”, shtoi ai.

Zidane pritet t’i ribashkohet skuadrës së Real Madridit në Kanada në ditët në vijim, për t’i vazhduar stërvitjet parasezonale. 

(Kosova Sot Online )