Vjehrra si nusja, pushton fushën në finalen e kriketit

  • 15 July 2019 - 09:00
Vjehrra si nusja, pushton fushën në finalen e kriketit

Në shtëpinë e Kinsey Wolanskit dhe të të fejuarit të saj, Vitaly Zdorovetskiy, pushtimi i fushës duket se është çështje familjare.

Pas shfaqjes seksi që dha në finalen e Championsit mes Liverpoolit dhe Tottenhamit, që e bëri të njohur modelen, çifti u bllokua në stadiumin “Maracana” të Brazilit, ku kishin planifikuar të bënin të njëjtën veprim në finalen e Copa America, por pa mundur ta çonin deri në fund planin e tyre.

Por, për të marrë hak për ta mendoi vjehrra e modeles, ose e ëma e Vitalyt. Gjatë finales së kupës së botës në kriket mes Anglisë dhe Zelandës së Re, gruaja, që ishte e veshur me kostumin e zi, ku kishte shkruar emrin e sajtit të Vitaly Zdorovetskiy, tentoi të hynte në “Lord’s Cricket Ground” në Londër, duke tërhequr vëmendjen e fotografëve. Në këtë rast, misioni mund të quhet i përmbushur.

(Kosova Sot Online )