Sensi: Interi ka synime të mëdha

  • 15 July 2019 - 09:26
Sensi: Interi ka synime të mëdha

Stefano Sensi shënoi një gol sensacional në debutimin e tij për Interin dhe i siguroi tifozët se klubi ka synime shumë të larta për sezonin që po vjen.

Ish-mesfushori i Sassuolos, shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga largësia në fitoren e Interit 2:1 ndaj Luganos në një ndeshje miqësore të dielën, e cila ishte e para për Antonio Conten në stolin zikaltër. “Jam shumë i lumtur. Është më rëndësi ta nisim fuqishëm”, tha Sensi për Sportitalia.

“Jemi të lumtur me paraqitjen, e cila nuk ishte e lehtë pas gjithë asaj pune të vështirë në stërvitje. Në këtë ekip ka entuziazëm dhe ne jemi në rrugën e duhur prandaj duam të vazhdojmë kështu”, shtoi ai.

Ai foli edhe për ambiciet e sezonit 2019/20.

“Plani jonë është të luajmë futboll sulmues dhe pozitiv, që tashmë është i dukshëm. Ne jemi ekip ambicioz dhe po synojmë të arrijmë sa më lart”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online )