Mourinho: Jam duke mësuar gjermanisht, e vetmja gjuhë që më mungon

  • 15 July 2019 - 10:23
Mourinho: Jam duke mësuar gjermanisht, e vetmja gjuhë që më mungon

Jose Mourinho ka lënë të kuptohet se mund ta marrë drejtimin e ndonjë klubi të Bundesligës, pasi ka zbuluar se është duke mësuar gjermanisht tani që është i papunë.

Trajneri portugez i kaloi dy vjet e gjysmë në Manchester United, para se të shkarkohej në dhjetor. Ai e ditoi League Cup, Community Shield dhe Europa League me Unitedin gjatë kësaj kohe.

Edhe pse sezoni i ri 2019/20 fillim përafersisht pas një muaji, Mourinho ende është pa klub.

Ai ka këmbëngulur se po e pret klubin dhe projektin e duhur, para se të vendosë për t’iu kthyer punës. 

I pyetur për të ardhmen, Mourinho tha për Gazzetta dello Sport: “Vërtet më mungon futbolli. Më mungon adrenalina, fusha, puna. Futbolli është futboll”.

“Momentalisht jam duke mësuar gjermanisht. Bundesligë? Tani, po mësoj gjermanisht sepse kjo është gjuha e vetme që më mungon. Unë flas anglisht, spanjisht, portugalisht, frëngjisht dhe italisht. Ama nuk përjashtoj asgjë, as Gjermaninë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)