Talenti kosovar transferohet në Bayern Munich?

  • 15 July 2019 - 11:48
Talenti kosovar transferohet në Bayern Munich?

Stuttgarti rrezikon ta humb një talent të madh. Futbollisti i ri kosovar, Leon Dajaku mund t’i bashkohet gjigantit gjerman, Bayern Munich

Leon Dajaku është njëri prej talentëve më të mëdhenj shqiptarë të momentit.

Futbollisti i ri kosovar po luan me sukses në ekipin e të rinjve të Stuttgartit, por ky klub rrezikon ta humbasë atë.

E përditshmja më e madhe sportive në Gjermani, “Kicker” shkruan se Dajaku po kërkohet nga gjiganti bavarez, Bayern Munich.

I vetëdijshëm se Stuttgarti mund ta humb talentin kosovar është edhe drejtori sportiv i klubit gjerman, Thomas Hitzlsperger.

18 vjeçari ka kontratë me Stuttgartin deri në vitin 2022.

Sulmuesi kosovar ka shkëlqyer me ekipin U-19 të Stuttgartit, ndërsa ka kontribuuar në triumfin në DFB Cup dhe për arritjen në pozitën e dytë. 

Dajaku mund të ushtrojë me ekipin e dytë të Bayernit, i cili luan në ligën e tretë gjermane.

Për momentin, Dajaku është i lënduar në nyjën e këmbës, por pritet të kthehet shpejt.

Image

(Kosova Sot Online)