Kundërshtari i Feronikelit mbërrin në Kosovë, gati për ndeshjen e Championsit

  • 15 July 2019 - 12:47
Kundërshtari i Feronikelit mbërrin në Kosovë, gati për ndeshjen e Championsit

Kontingjenti i ekipit uellsian, The New Saints, kundërshtar i Feronikelit në fazën e parë kualifikuese të Champions Leagues tashmë ka zbarkuar në Kosovë. Skuadrat do të përballen nesër mbrëma në ndeshjen e kthimit, në kërkim të kualifikimit në rrethin e dytë kualifikues

The New Saints, klubi i cili do të përballet me Feronikelin nesër mbrëma, ka mbërri tashmë në Kosovë. Kontingjenti i klubit uellsian ka zbarkuar në vendin tonë, ndërsa është i gatshëm për ndeshjen që do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, e vlefshme për rrethin e parë kualifikues të Champions Leagues. Skuadrat barazuan 2:2 në duelin e parë të zhvilluar javën e kaluar në Uells, ndërsa tash do ta kërkojnë kualifikimin në rrethin e dytë. Uellsianët kanë postuar fotografi në rrjetet sociale nga mbërritja në aeroport dhe gjatë rrugës me autobus drejt hotelit ku do të vendosen. 

(

Image

Kosova Sot Online )