Grumbullohet Kosova, gati për ndeshjet me Luksemburgun e Britaninë e Madhe

  • 15 July 2019 - 14:59
Grumbullohet Kosova, gati për ndeshjet me Luksemburgun e Britaninë e Madhe

“Dardanët” do të stërvitin nga dy herë në ditë për t’u përgatitur sa më mirë për duelet me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe, të vlefshme për parakualifikimet e Eurobasket 2021

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll, paraditen e sotme e kishte grumbullimin e parë, derisa stërvitjet do të mbahen edhe nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Përgatitjet do të zhvillohen dy herë në ditë, derisa gjatë fundjavës, Dardanët do të kenë dy ndeshje miqësore në udhëtim me Sllovakinë, njofton Federata e Basketbollit të Kosovës.

Stërvitja e parë ka qenë më shumë fizike, derisa me kalimin e ditëve do të shtohet edhe intensiteti. 

I vetmi që mungoi ishte Arian Qallaku, për arsye dëmtimi, kurse Dardan Kapiti, Atik Koshi dhe Meriton Ismaili ndodhen me Kosovën U-20, në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po zhvillohet në Portugali.

Kosova ndodhet në grup me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe, ku fituesi i grupit kualifikohet tutje.

Parakualifikimet për Eurobasket 2021 do të zhvillohen nga 3 deri më 17 gusht.

(Kosova Sot Online)