FFK-ja i çon letër kryetarit të Prizrenit: Harro politizimin e Lirisë

  • 15 July 2019 - 15:13
FFK-ja i çon letër kryetarit të Prizrenit: Harro politizimin e Lirisë

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) i ka dal në mbrojtje Lirisë së Prizrenit, e cila vazhdon të përzihet nga politika. Shtëpia e futbollit kosovar, përmes një letre dërguar kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë me dije se nuk do ta lejojë ndërhyrjen politike nga Komuna në klubin bardh e zi.

FFK-ja ia ka bërë me dije Haskukës se këtë nuk do t’ia lejojnë as institucionet tjera si Ministria e Sportit apo edhe UEFA e FIFA.

Ky reagim i FFK-së ka ardhur pas informatave që ka marrë nga kryesia e klubit se Komuna e Prizrenit po tenton t’i dërgojë në klub emisarët e vet politikë.

Image

(Kosova Sot Online)