Griezmannin dhe De Jongun i presin me shuplaka në stërvitjen e parë

  • 15 July 2019 - 16:08
Griezmannin dhe De Jongun i presin me shuplaka në stërvitjen e parë

Blerjet e reja, Antoine Griezmann, Frenkie de Jong dhe Neto i kanë nisur të hënën përgatitjet me Barcelonën për sezonin e ardhshëm.

Skuadra e Ernesto Valverdes u rikthye në stërvitje në qendrën stërvitore në Joan Gamper ku i mirëpriti edhe ardhjet e reja, Antoine Griezmann, Frenkie de Jong dhe Neto.

Sulmuesi francez, që u ble për 120 milionë euro, u shfaq në fushë me bashkatdhetarët e vet Ousmane Dembele dhe Samuel Umtiti.

Para se të nisin stërvitjet, ashtu siç e do tradita, lojtarët e rinj morën disa shuplaka si shenjë mirëseardhje nga ata që tashmë gjenden në Barcelonë.

(Kosova Sot Online)