Neymar nis stërvitjet me PSG-në

  • 15 July 2019 - 16:28
Neymar nis stërvitjet me PSG-në

Kanë përfunduar edhe pushimet shtesë për Neymar Junior.

Braziliani, për të cilin spekulohet se mund të rikthehet në Barcelonë, i është bashkuar pjesës tjetër të lojtarëve në stërvitje te Paris Saint Germain.

Fillimisht u raportua se Neymar është kthyer në Paris vetëm për të biseduar me drejtorin sportiv të klubit, Leonardon, për t’u larguar sa më parë nga kampioni i Francës.

Por, braziliani, derisa të arrihet një marrëveshje mes klubeve, do të vazhdojë stërvitjet normalisht. 

(Kosova Sot Online)