Griezmannit ia rrjedh, shikoni çfarë i bëjnë bashkëlojtarët e rinj në stërvitje

  • 15 July 2019 - 17:23
Griezmannit ia rrjedh, shikoni çfarë i bëjnë bashkëlojtarët e rinj në stërvitje

Antoine Griezmann është ‘turpëruar’ dy herë në stërvitjen e parë të hënën me klubin e ri, Barcelonën.

Skuadra e Ernesto Valverdes ka nisur përgatitjet për sezonin e ri në qendrën stërvitore në Joan Gamper. Nga dita e parë, të pranishëm ishin edhe ardhjet e reja, Antoine Griezmann, Frenkie de Jong dhe portieri, Neto.

Sulmuesi francez, që u ble për 120 milionë euro, u shfaq shumë i lumtur në fushë me bashkëkombësit Ousmane Dembele dhe Samuel Umtiti.

Por, me të nisur stërvitja, shokët e rinj nuk treguan aspak mëshirë për 28-vjeçarin.

Atij ia kaluan topin nën këmbë dy herë në stërvitjen e parë me klubin e ri. Fillimisht mendohet se ishte portieri Ter Stegen, ndërsa më pas e bëri edhe mesfushori, Ivan Rakitic.

Pavarësisht kësaj, Griezmannit i është rikthyer buzëqeshja në fytyrë pasi ka realizuar ëndrrën që ta veshë fanellën e Barcelonës – ai u shfaq shumë i lumtur gjatë gjithë kohës në stërvitje dhe ka premtuar se do të japë maksimumin për të fituar trofe me katalunasit, në veçanti Ligën e Kampionëve.

(Kosova Sot Online)