Pochettino nuk është i sigurt nëse Eriksen do të qëndrojë në Tottenham

  • 15 July 2019 - 19:45
Pochettino nuk është i sigurt nëse Eriksen do të qëndrojë në Tottenham

Pochettino ende nuk e di nëse Eriksen do të qëndrojë, apo do të largohet nga Tottenhami.

Christian Eriksen mbetet dëshira e madhe e Real Madridit, gjithmonë nëse dështon transferimi i Paul Pogbas, pasi Manchester United po kërkon së paku 180 milionë euro për francezin.

Sido që të jetë, dëshira e Eriksen është që të largohet nga Tottenhami dhe si synim ka që ta veshë fanellën e bardhë. Edhe Pochettino ka dhënë sinjale se lojtari mund të mos qëndrojë në Angli.

“Shpresoj se do të vazhdojë, por nuk e di se çfarë do të ndodhë në fund”, tha Pochettino. “Ai është lojtar i madh, një ndër më të mirët aktualisht, është normale që e duan klubet tjera”.

Kujtojmë se me 5 qershor, Eriksen kishte konfirmuar dëshirën për t’u transferuar në “Santiago Bernabeu”.

“Real Madridi do të ishte një hap para, por fillimisht ata duhet ta thërrasin Tottenhamin dhe t’i thonë ‘e duam Eriksenin’. Me sa e di unë, këtë nuk e kanë bërë akoma”, kishte thënë 27-vjeçari.

Eriksen është pjesë e Tottenhamit që nga viti 2013. Ai ka bërë 277 paraqitje me ekipin anglez dhe ka shënuar 66 gola.

(Kosova Sot Online)