Nga Alves, Cahill e Ribery te Balotelli, dy 11-she luksi me lojtarë të lirë

  • 15 July 2019 - 22:23
Nga Alves, Cahill e Ribery te Balotelli, dy 11-she luksi me lojtarë të lirë

“Tani jam lojtar i lirë, kam ende shumë për të fituar në futboll dhe me këtë frymë mund të them që skuadra që do të më marrë do të shpallet kampione”.

Këto janë fjalët e Dani Alves, tashmë lojtarë i lirë dhe ai e di mirë se ç’flet.

40 trofe në futbollin elitar e bëjnë atë lojtarin më të suksesshëm të futbollit në histori.

Por Alves, ish-futbollist i Sevillas, Barcelonës, ëJuventusit dhe PSG-së nuk është i vetmi me kosto zero në treg.

Me lojtarë të rëndësishëm, por që janë pa kontratë, sot mund të bëhen dy formacione luksi.

Nga Dani Alves te, De Rossi, Ribéry, Cahill, Ribéry te Balotelli e Ben Arfa. Më poshtë po shfaqim grafikisht dy formacionet e gazetës së njohur spanjolle Marca, me lojtarët që kanë mbetur pa kontratë, por që mund të rezultojnë goditje të rëndësishme në merkato për shumë skuadra.

(Kosova Sot Online)