‘Agjenti’ Ronaldo: Si e ndihmoi portugezi Juven që t’i mposht Barcën dhe PSG për De Ligtin

  • 16 July 2019 - 08:24
‘Agjenti’ Ronaldo: Si e ndihmoi portugezi Juven që t’i mposht Barcën dhe PSG për De Ligtin

Cristiano Ronaldo është duke luajtur një rol të rëndësishëm në këtë verë në transferimet e Juventusit.

Ylli portugez kaloi në verën e kaluar e Zonja e vjetër nga Real Madridi, për ta fituar më pas Superkupën e Italisë, Serie A-në, lojtari më i mirë në Itali, e që në këtë verë fitoi edhe Ligën e Kombeve me Portugalinë. Por, kur jemi te Liga e Kombeve, pesë herë fituesi i Topit të Arë, jo vetëm që e rrëmbeu trofeun, por i rrëmbeu Barcelonës, Paris Saint-Germainit dhe Manchester Unitedit, një top lojtar. Lojtari 34-vjeçar pas përballjes në finalen e garës më të re në Evropë ndaj Holandës, iu afrua Matthijs de Ligtit për ta bindur që të kalonte në Torino.

“A je duke ardhur në Torino?”, ka treguar De Ligt i buzëqeshur për Mundo Deportivo se çfarë i tha Ronaldo atij pas ndeshjes.

“Në fillim nuk e kuptova. Më befasoi paksa, më la paksa të habitur. Por, unë nuk u përgjigja asgjë. Nuk jam i shqetësuar tani për atë gjë. Afati i transferimeve ende nuk është hapur. Do të shkoj në pushime, pastaj do të shikojmë çfarë do të ndodhë”, ka shtuar më tej mbrojtësi holandez.

Por më pas 19-vjeçari ka zbuluar edhe si e kishte ëndërr të luante me ish-anëtarin e Real Madridit një ditë.“Unë gjithmonë doja të ishja Cristino Ronaldo, kur unë dhe shokët e mi luanin në lagje”, ka zbuluar mbrojtësi i talentuar. “Këtë ndjenjë e kisha veçanërisht në kohën e tij kur luante te Manchester United. Fanella ime e parë ishte me emrin e tij”, ka shtuar më tej De Ligt.

Juventusi do t’i paguajë 80 milionë euro për transferimin e kapitenit të Ajaxit, ndërsa mund të thuhet se merita për këtë transferim i shkojnë portugezit, derisa në krah të tij do të përfitojë edhe Mino Raiola, që do t’i marrë rreth 20 milionë euro nga kjo marrëveshje. 

(Kosova Sot Online )