Sipas ESPN, United është shumë larg nënshkrimit me Maguiren

  • 16 July 2019 - 12:19
Sipas ESPN, United është shumë larg nënshkrimit me Maguiren

Manchester United është duke u munduar që të përforcojë radhët e veta me lojtarë të rinj.

Sipas “ESPN” thuhet se United janë shumë larg transferimit të mbrojtësit Harry Maguires së Leicester Cityt.

Kjo e fundit është duke kërkuar një shumë të madhe të parave e cila kap shifrat e 88 milionë eurove, aq sa është klauzola e largimit të reprezentuesit anglez. 

Megjithatë, ish-kampionët anglez mund të dorëzohen para presionit të Djajve të Kuq pasi që 26-vjeçari është i etur që të transferohet te Old Trafford.

Është e mundur që të dy palët të arrijnë një marrëveshje në ditët e ardhshme pasi që pritet që Unitedit të paguajë klauzolën e shtatgjatit.

Ndryshe, futbollisti deri më tani ka pasur 69 paraqitje për Leicesterin dhe ka shënuar pesë gola në të gjitha garat.

(Kosova Sot Online)