Neuer thuhet se e do kalimin në Ligën Premier

  • 16 July 2019 - 14:23
Neuer thuhet se e do kalimin në Ligën Premier

Manuel Neuer është duke shkuar në përfundim të karrierës, derisa po e mendon largimin nga Bayern Munich për një aventurë të re.

Portieri 33-vjeçar dëshiron ta testoj vetën te ndonjë skuadër tjetër evropiane, pas largimit të bashkëlojtarëve të tij si, Arjen Robben dhe Franck Ribery, në fund të sezonit të kaluar.

Largimi i anësorëve, e lë portierin gjerman si kandidatin e radhës që të largohet nga Allianz Arena, pas tetë vitesh me kampionin e Bundesligës. 

Qëkur fitoi gjithçka me klubin dhe me kombëtaren e Gjermanisë, agjenti i Neuer, Thomas Kroth, beson se klienti i tij ka nevojë për një aventurë të re.

“Ai dëshiron të fitojë përsëri Kampionatin e ardhshëm Evropian dhe Ligën e Kampionëve”, tha Kroth duke shtuar se “Manuel është i interesuar vetëm për suksese, diferenca midis klubeve në Evropë tashmë është e lartë dhe ekipi i Bayernit nuk është konkurrues ose në nivelin në të cilin dëshiron Neuer”.

“Ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2021. Ai duhet të vendosë se çfarë dëshiron të bëjë. Do të ishte logjike që karrierën ta përfundonte në Bayern, por kjo nuk është alternativa e vetme”, përfundoi ai.

Sipas asaj që raporton Goal.com, portieri gjerman po e mendon kalimin në Ligën Premier, shkaku i konkurrencës së lartë atje, e që mund të fitojë trofe në prag të përfundimit të karrierës.

(Kosova Sot Online)