Al-Khalifi e kërcënon Neymarin: Ndryshoj sjelljet ose do të mbetesh në stol deri në qershor të 2022-tës

  • 16 July 2019 - 14:26
Al-Khalifi e kërcënon Neymarin: Ndryshoj sjelljet ose do të mbetesh në stol deri në qershor të 2022-tës

Sky Sports njoftoi këtë mëngjes se Neymari kishte takuar Leonardon, drejtorin sportiv të PSG-së, për të sqaruar statusin e tij në klub.

Megjithatë, braziliani nuk ka specifikuar se në cilin klub dëshiron të vazhdojë karrierën, por historia e transferimit në Barcelonë është zhvilluar në atë masë saqë çdo klub tjetër do të ishte një befasi e madhe.

El Pais tani raporton se presidenti i parisienëve, Nasser al-Khhelai ka kërcënuar sulmuesin për një deklaratë që dha kohëve të fundit kur tha se fitorja e Barcelonës prej 6-1 kundër PSG-së, ishte më e mira në karrierën e tij.

Kreu i PSG-së përmes Leonardos raportohet t’i ketë thënë futbollistit se do të mund të mbetet në stolin e kampionit francez deri në fund të kontratës së vitit 2022, nëse nuk do të ndryshojë sjelljet së shpejti. 

Ky kërcënim është veçanërisht interesant pasi AS njoftoi sot se Barcelona dërgoi PSG një ofertë të çmendur për Neymarin, me vlerë mbi 300 milionë euro.

PSG thuhet se kundërshtoi ofertën e Barcelonës prej 40 milionë euroshe që përfshinte edhe Philippe Coutinhon dhe Ousmane Dembelen.

Ndryshe, Barcelona arkëtoi 222 milionë euro para dy vjetëve me shitjen e reprezentuesit të kombëtares së Brazilit.

(Kosova Sot Online)