PSG-ja i do €222m për Neymarin, s’e pranon ofertën e Barçës që përfshinë Dembelen dhe Coutinhon

  • 16 July 2019 - 14:39
PSG-ja i do €222m për Neymarin, s’e pranon ofertën e Barçës që përfshinë Dembelen dhe Coutinhon

Paris Saint-Germain do t’i kërkojë 222 milionë euro apo edhe më shumë nga Barcelona, për ta lejuar Neymarin të kthehet në Camp Nou.

Gazeta spanjolle AS raportoi të martën në mëngjes se klubi katalonas, i cili është i etur ta kthejë brazilianin në Camp Nou, ka bërë një ofertë në vlerë 40 milionë euro plus Philippe Coutinhon dhe Ousmane Dembelen.

Por, Goal pohon se burimet e saj brenda klubit francez bëjnë të ditur se PSG-ja nuk është e interesuar ta shesë 27-vjeçarin për asnjë çmim nën 222 milionë euro, një shumë të cilën ia pagoi Barçës për ta blerë Neymarin më 2017.

Nëse kampioni i La Ligës vazhdon të ofrojë lojtarë si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme, atëherë parisienët do të pranonin vetëm mbrojtës, duke qenë se momentalisht kanë mjaftueshëm sulmues, si Kylian Mbappe, Edinson Cavani, Angel di Maria dhe Julian Draxler.

(Kosova Sot Online)