Konfirmohen datat e Serisë A dhe Kupës së Italisë për sezonin 2019/20

  • 16 July 2019 - 16:15
Konfirmohen datat e Serisë A dhe Kupës së Italisë për sezonin 2019/20

Datat për edicionet e ardhshme të Serisë A dhe Kupës së Italisë, 2019/20, janë konfirmuar.

Sezoni i ri i Serisë A do të nisë më 24 gusht dhe do të përfundojë më 24 maj, ndërsa Kupa e Italisë për klubet e ligës së parë nis më 11 gusht dhe mbyllet më 13 maj.

Gjatë sezonit të ardhshëm do të ketë katër pushime, kur futbollistët do të luajnë për ekipet kombëtare. Këto pushime janë në fundjavat e 8 tetorit, 12 tetorit, 17 nëntor dhe 29 marsit, si dhe rundet e mesjavës do të jenë më 25 shtator, 30 tetor dhe 12 prill.

Pushimi dimëror do të jetë mes 29 dhjetorit dhe 5 janarit.

Data e Serisë A dhe Kupës së Italisë për sezonin 2019/20:

Xhiroja e parë e Serisë A: 24-25 gusht

Xhirot e mesjavës: 25 shtator, 30 tetor dhe 22 prill.

Pushimet: 8 shtator, 12 tetot, 17 nëntor, 29 mars

Xhiroja e fundit e Serisë A: 23-24 maj

Xhiroja e parë e Kupës së Italisë: 4 gusht

Xhiroja e dytë: 11 gusht

Xhiroja e tretë: 18 gusht

Xhiroja e katër: 4 dhjetor

1/8 e finales: 15 janar

Çerekfinalet: 22 janar

Ndeshja e parë gjysmëfinale: 29 janar

Ndeshja e dytë gjysmëfinale: 4 mars

Finalja e Kupës së Italisë: 13 maj. 

(Kosova Sot Online)