Talenti kosovar Leon Dajaku, i lumtur që iu bashkua Bayernit

  • 16 July 2019 - 16:17
Talenti kosovar Leon Dajaku, i lumtur që iu bashkua Bayernit

Leon Dajaku ndihet mjaft i lumtur që iu bashkua Bayern Munichut. Talenti kosovar mezi pret të nis aventurën tek gjiganti bavarez, me të cilin synon të jetë i suksesshëm

Bayern Munichu arriti t’i sigurojë sot shërbimet e futbollistit kosovar, Leon Dajaku.

Talenti kosovar ndihet i lumtur që iu bashkua gjigantit bavarez, me të cilin synon të jetë i suksesshëm.

20 vjeçari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin më të madh gjerman, ndërsa nga viti 2014 e deri tash ishte pjesë e Stuttgartit.

“Jam mjaft i lumtur që do të mundë të luaj për Bayernin në të ardhmen dhe dua ta jap kontributin tim për sezonin e ardhshëm”, ka thënë Dajali, i cili e ka veshur fanellën e Kombëtares së Gjermanisë për të rinj plot 17 herë, 14 herë me ekipin U-17 dhe tri herë për U-18.


(Kosova Sot Online)