Milani, në bisedime për ta transferuar Lovrenin e Liverpoolit

  • 16 July 2019 - 16:37
Milani, në bisedime për ta transferuar Lovrenin e Liverpoolit

Milani e ka intensifikuar tentimin për ta transferuar qendërmbrojtësin kroat të Liverpoolit, Dejan Lovrenin, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sipas Gazzetta dello Sportit, Dejan Lovreni është opsioni i parë për Milanin, pasi që trajneri i ri Marco Giampaolo dëshiron ta përforcojë repartin e mbrojtjes për sezonin e ardhshëm, 2019/20.

Vlado Lemic, ndërmjetës për mbrojtësin kroat, u takua me zyrtarët e klubit kuqezi të martën në mëngjes. Takimi mes këtyre dy palëve zgjati rreth një orë.

Megjithatë, gazeta italiane paralajmëron se Liverpooli i dëshiron të paktën 20 milionë euro për Lovrenin, ndërsa 30-vjeçari për momentin  paguhet rreth pesë milionë euro.

Në anën tjetër, kuqezinjtë janë të gatshëm t’ia ofrojnë atij vetëm 12 milionë euro për një kontratë katërvjeçare, apo rreth katër milionë euro në vit.

Nëse arrijnë ta marrin Lovrenin, Milani dëshiron që ai të luajë përkrah Alessio Romagnolit, për të cilët italianët e refuzuan një ofertë të Manchester Unitedit gjatë këtij afati kalimtar të verës. 


(Kosova Sot Online)