Zyrtare: Barcelona e kthen në skuadër Cucurellan

  • 16 July 2019 - 17:15
Zyrtare: Barcelona e kthen në skuadër Cucurellan

Barcelona e ka shfrytëzuar mundësinë për ta riblerë Marc Cucurellan për katër milionë euro, pasi mbrojtësi i krahut të majtë ishte mbresëlënës gjatë sezonit të kaluar, i huazuar në Eibar.

Marc Cucurella e kishte kaluar sezonin e fundit i huazuar në Eibar. Klubi spanjoll vendosi që ta shfrytëzojë opsionin në kontratën e futbollistët për ta blerë atë për dy milionë euro në fund të sezonit të kaluar.

Megjithatë, Barcelona reagoi menjëherë, duke vendosur ta riblejë Cucurellan për katër milionë euro. Këtë gjë ia mundësoi kontrata e mbrojtësit me Eibarin.

Cucurella kishte shkuar në Eibar për të fituar më shumë përvojë. I riu i Barcelonës e bëri pikërisht këtë gjë. Ai luajti në 33 ndeshje, 31 në ligë dhe 2 në kupë, dhe e shënoi nga një gol në secilën garë.

Goli i Cucurellas në ligë erdhi pikërisht në ndeshjen kundër Barcelonës në “Iperua”, ndërsa golin në kupë e shënoi në fazën e 1/16  të finales, kundër Sporting Gijonit.

20-vjeçari i ka zhvilluar 54 ndeshje për ekipin e rezervave të Barcelonës përgjatë dy sezoneve me katalonasit. Gjatë kohës sa ishte ende lojtar i ekipit U19, ai ishte pjesë e skuadrës që siguroi promovimin në ligën e dytë dhe pastaj në ligën e parë.

Cucurella e bëri debutimin e tij zyrtar për ekipin e parë të Barcelonës në Kupën e Mbretit kundër Real Murcias më 24 tetor të vitit 2017 dhe iu bashkua ekipit të parë për turneun parasezonal në SHBA në vitin 2018. 

(Kosova Sot Online)