Bastoret: Ka më shumë gjasa që jashtëtokësorët të zbulohen sesa Arsenali ta fitojë Premierligën

  • 16 July 2019 - 18:01
Bastoret: Ka më shumë gjasa që jashtëtokësorët të zbulohen sesa Arsenali ta fitojë Premierligën

Bastorja e famshme, Paddy Power, e ka vlerësuar si dhjetë herë më të mundshme zbulimin e alienove gjatë vitit 2019, në krahasim me mundësitë e Arsenalit për ta fituar titullin e Premierligës 2019/20.

Tashmë kanë kaluar 15 vjet që nga hera e fundit kur Arsenali e fitoi titullin e Premierligës, në sezoni 2003/2004.

Topçinjtë kanë përfunduar si nënkampion të Premierligës dy herë që nga ai sezon – në vitin 2005 dhe në vitin 2016, por që një kohë të gjatë nuk kanë qenë konkurrues të vërtetë për trofeun e kampionit.

Në tri sezonet e fundit, Arsenali ka përfunduar në pozitën e pestë dy herë dhe një herë në pozitën e gjashtë. Atyre iu është dhënë 50/1 gjasa për ta fituar titullin në sezonin 2019/20.

Paddy Power vlerëson se Arsenali është skuadra e gjashtë me radhë me gjasat më të mëdha për t’u shpallur kampione, pas favoritit Manchester Cityt, Liverpoolit, Tottenhamit, Chelseat dhe Manchester Unitedit.

(Kosova Sot Online)