Atletico Madrid arrin marrëveshjen me mbrojtësin e Tottenham, nesër vizitat mjekësore

  • 16 July 2019 - 18:59
Atletico Madrid arrin marrëveshjen me mbrojtësin e Tottenham, nesër vizitat mjekësore

Një marrëveshje midis klubit të Atletico Madrid dhe Tottenham për transferimin e mbrojtësit, Kieran Tripier, është arritur.

Futbollisti anglez  do t’i kushtojë skuadrës madrilene 30 milion euro.  

Sipas asaj që raporton “Marca” ditën e nesërme pritet që të kryej vizitat mjekësore tek klubi i “Los Colchoneros”, dhe më pas do të firmosi kontratën e cila pritet të jetë 4-vjeçare.

(Kosova Sot Online)