Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve në mënyrë dramatike

  • 16 July 2019 - 19:03
Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve në mënyrë dramatike

Shkëndija do të garojë për herë të shtatë në histori të saj në rrathët kualifikues për në Ligën e Evropës, pasi që disfata e sotshme kundër klubit nga Estonia, Nomme Kajlu, bëri që kuqezinjtë ta mbyllin rrugëtimin në Ligën e Kampionëve.

Disfata dramatike me rezultat 2:1 kundër Nomme Kalju në ndeshjen kthyese të rrethit të parë kualifikues për në Ligën e Kampionëve i dha fund ëndrrave të Shkëndijës për ta vazhduar rrugëtimin në Champions.

Ndeshja filloi keq për klubit maqedonas, pasi që Maximiliano Ugge i kaloi mysafirët në epërsi qysh në minutën e gjashtë, duke barazuar edhe rezultatin e përgjithshëm, pasi që Shkëndija e kishte fituar ndeshjen e parë, në Estoni, me rezultat 1:0.

Situata u përmirësua për kuqezinjtë në pjesën e dytë të ndeshjes, kur Agim Ibraimi e shënoi një gol nga pika e penalltisë, në minutën e 62-të të ndeshjes.

Megjithatë, kjo nuk ishte e mjaftueshme pasi që  Nomme Kajlu e mbylli ndeshjen po aq mirë sa e kishte filluar. Në minutën e parë nga tre minutat shtesë të ndeshjes, Liliu shënoi për ta kaluar klubin nga Estonia sërish në epërsi.

Për shkak të epërsisë së golave të shënuar si mysafir (Shkëndija fitoi me rezultat 1:0 si mysafire, Nomme Kalju fitoi me rezultat 2:1 si mysafir),  estonezët e siguruan një vend në rrethin e dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve, ndërsa Shkëndija do ta vazhdojë rrugëtimin në Ligën e Evropës.

Kjo është hera e tetë që Shkëndija po garon në Evropë, mirëpo vetëm e treta herë që klubi nga Maqedonia Veriore e synoi një vend në Ligën e Kampionëve.

Në vitin e tyre në Evropë, në sezonin 2011/12, Shkëndija u eliminua në rrethin e dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve nga klubi nga Serbia, Partizani. Megjithatë, ata nuk arritën fare këtë fazë.

(Kosova Sot Online)