Zyrtare: Juventusi e transferon të riun e Lyonit, Hamza Rafian

  • 16 July 2019 - 20:28
Zyrtare: Juventusi e transferon të riun e Lyonit, Hamza Rafian

Juventusi e ka transferuar zyrtarisht të riun e talentuar të Lyonit, Hamza Rafian, për 400 mijë euro. Kjo shumë mund të ngrihet deri në pesë milionë euro për shkak të bonuseve.

Lyoni e konfirmoi këtë transferim, i cili çuditërisht u arrit mes dy klubeve – Lyonit dhe Juventusit – edhe pse Hamza Rafia ende nuk e kishte nënshkruar asnjë kontratë me klubin francez si futbollist profesionist.

Shuma e transferimit është 400 mijë euro, mirëpo bonuset në bazë të paraqitjeve të Rafias bëjnë që kjo shumë të mund të ngrihet deri në pesë milionë euro dhe Lyoni do t’i fitojë 20 për qind të çfarëdo shume për të cilën mund të shitet Rafia në të ardhmen.

20-vjeçari me nënshtetësi të dyfishtë – Tunizi dhe Francë – është mesfushor i cili la më së shumti përshtypje në Ligën e të Rinjve të UEFA-s, ku kontribuoi te skuadra e tij me tri gola dhe katër asiste në tetë ndeshje të zhvilluara.


(Kosova Sot Online)