Feronikeli dhe TNS bëjnë përgatitjet e fundit për përballjen në “Fadil Vokrri”

  • 16 July 2019 - 20:46
Feronikeli dhe TNS bëjnë përgatitjet e fundit për përballjen në “Fadil Vokrri”

Vetëm disa minuta kanë mbetur nga fillimi i ndeshjes mes Feronikelit dhe The New Saints në kuadër të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve. Të dy skuadrat tashmë janë në fushë dhe po bëjnë nxehjet.

Kampioni i Kosovës e pret sonte në orën 20:45, kampionin e Uellsit TNS në stadiumin Fadil Vokrri, në ndeshjen e kthimit të rundit të parë kualifikues, duke ditur se ka një rezultat të favorshëm falë barazimit 2:2 më rikthim dramatik nga ndeshja e parë në Uells javën e kaluar.

Rreth një orë më parë, UEFA i publikoi formacionet zyrtare të të dy skuadrave për këtë ndeshje, ndërsa tani të besuarit e dy trajnerëve kanë dalë në fushë për t’i bërë përgatitjet e fundit për këtë ndeshje.

Klubi nga Drenasi mund të kalojë në rundin e dytë kualifikues me çfarëdo fitore dhe madje edhe me barazim pa gola dhe 1:1. Barazimi 2:2 e çon ndeshjen në kohën shtesë dhe penallti potencialisht, ndërsa çfarëdo humbje apo çfarëdo barazimi 3:3 dhe më lart e eliminon Niklin.

Fitues i dyfishtë në Kosovë, i ligës dhe kupës, Nikli mund ta shkruajë historinë nëse e kalon këtë rund, duke u bërë klubi i parë kosovar që arrin kaq larg në kualifikime për Ligën e Kampionëve, garën më prestigjioze evropiane për klube.

Në anën tjetër, kjo është e 13-ta herë për TNS që garon në kualifikohet për Ligën e Kampionëve. Më së shumti klubi uellsian ka arritur deri në rundin e tretë kualifikues, ndërsa këtë herë Feronikeli shpreson t’ia ndalë rrugëtimin qysh në rundin e parë. 


(Kosova Sot Online)