Feronikeli me përkrahje të madhe të tifozëve

  • 16 July 2019 - 21:05
Feronikeli me përkrahje të madhe të tifozëve

Feronikeli mund të shkruajë sonte historinë duke u bërë klubi i parë kosovar që kualifikohet në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Për ta ndihmuar klubin drenicas ta arrijë këtë sukses, shumë tifozë kanë ardhur në mbështetje në stadium.

Rreth gjashtë mijë tifozë janë të pranishëm në tribunat e stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, për ta përcjellë përballjen mes Feronikelit dhe TNS, në kuadër të rrehit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Tre mijë bileta ishin dhënë falas nga Feronikeli, ndërsa bileta falas ishin ndarë edhe për invalidët e luftës dhe pjesëtarët e SOS Fshatrave të Kosovës.

Edhe pse stadiumi ende nuk është mbushur, tifozë po hyjnë brenda vazhdimisht, pasi që janë ende minutat e parë të lojës

(Kosova Sot Online)