Milani interesohet për Modricin

  • 17 July 2019 - 08:30
Milani interesohet për Modricin

Gjiganti italian, Milan, është i interesuar ta përforcojë repartin e mesfushës për sezonin e ardhshëm duke e transferua Luka Modricin e Real Madridit gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Gazetari i famshëm italian i sportit, Gianluca Di Marzio, raporton se Milani është interesuar ta zbulojë nëse Real Madridi është i gatshëm ta shesë mesfushorin kroat Luka Modric këtë verë.

Drejtuesit e klubit u takuan me agjentin e Modricit të martën për të diskutuar për disa klientë të tjerë të tij, mirëpo mesfushori i Real Madridi u përmend gjatë bisedimeve mes tyre.

Agjenti ua bëri të ditur kuqezinjve se Real Madridi nuk dëshiron ta lejojë kroatin të largohet, mirëpo mund të pranojnë ta bëjnë këtë gjë për ta rritur buxhetin për transferime këtë verë dhe për t’i larguar shpenzimet për pagën e Modricit.

Modrici nuk është i vetmi kroat për të cilin është interesuar Milani gjatë kohës së fundit.

Sipas Gazzetta dello Sportit, mbrojtësi kroat i Liverpoolit, Dejan Lovreni, është opsioni i parë për Milanin, pasi që trajneri i ri Marco Giampaolo dëshiron ta përforcojë repartin e mbrojtjes për sezonin e ardhshëm, 2019/20.

Megjithatë, gazeta italiane paralajmëron se Liverpooli i dëshiron të paktën 20 milionë euro për Lovrenin, ndërsa 30-vjeçari për momentin  paguhet rreth pesë milionë euro.

Në anën tjetër, kuqezinjtë janë të gatshëm t’ia ofrojnë atij vetëm 12 milionë euro për një kontratë katërvjeçare, apo rreth katër milionë euro në vit.

Nëse arrijnë ta marrin Lovrenin, Milani dëshiron që ai të luajë përkrah Alessio Romagnolit, për të cilët italianët e refuzuan një ofertë të Manchester Unitedit gjatë këtij afati kalimtar të verës.

(Kosova Sot Online )