Kameruni e shkarkon Seefordin pas dështimit në Kupën e Kombeve së Afrikës

  • 17 July 2019 - 09:08
Kameruni e shkarkon Seefordin pas dështimit në Kupën e Kombeve së Afrikës

Ekipi kombëtar i Kamerunit i ka ndarë rrugët me trajnerin Clarence Seedorf. Këtë lajm e bëri të ditur dje Federata e Futbollit e Kamerunit.

Ish-trajner i Milani largohet nga “Luanët e pathyeshëm”, pas rezultateve zhgënjyese në Kupën e Kombeve të Afrikës në Egjipt, ku ata u eliminuan në 1/8 e finales dhe nuk arritën ta mbrojnë titullin e fituar në vitin 2017.

Holandezi 43-vjeçar, i cili e mori pozitën e trajnerit të Kamerunit në gusht të vitit të kaluar, largohet bashkë me ndihmëstrajnerin e tij dhe ish-bashkëlojtarin në ekip kombëtar, Patrick Kluivert.

“Pas konsultimit me Komitetit Ekzekutiv të Federatës dhe Ministrinë e Sportit dhe Edukimit, pas eliminimit të hershëm të Kamerunit nga Kupa e Kombeve e Afrikës 2019, Federata e Futbollit e Kamerunit ka vendosur t’i përfundojë para kohe kontratat e trajnerit Clarence Clyde Seedorf dhe ndihmësit të tij, Patrick Stephan Kluivert, me efekt të menjëhershëm”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Federata.

Shkarkimi i Seefordit vjen vetëm një ditë pas ministri i Sportit dhe Edukimit, Narcisse Mouelle Kombi, e kërkoi largimin e tij, duke thënë: “Dështimet e trajnerit, si dhe paaftësia e tij për ta mbajtur disiplinën e skuadrën, janë arsyet pse “Luanët e Pathyeshëm” dështuan në Kupën e Kombeve të Afrikës”.

Pasi e fitoi një ndeshje dhe i barazoi dy, për të përfunduar në pozitën e dytë në Grupin F, ekipi kombëtar i Kamerunit e mbylli rrugëtimin në AFCON me paraqitjen zhgënjyese në disfatën me rezultat 3:2 ndaj Nigerisë në 1/8 e finales.

Para se të niseshin për në Egjipt, e ardhmja e Seedorfit ishte diskutuar shumë për shkak të paraqitje jombresëlënëse të Kamerunit në ndeshjet kualifikuese për këtë turne dhe për shkak se preferonte të punonte jashtë Kamerunit. Fakti që ai e vizitonte vendin vetëm kur kishte për të zhvilluar ndeshje nuk u pëlqente qytetarëve të Kamerunit.

Ka pasur spekulime edhe për një zënkë me ndihmësin e tij, Kluivertin.

Pas turneut, ish-lojtari i Milanit u akuzua nga mesfushori i Kamerunit, Petrus Boumal, se nuk ishte treguar i drejtë me zgjedhjet e tij për skuadrën për këtë turne.

Gjatë karrierës së tij si trajner, që filloi në vitin 2014, Seedorf e ka drejtuar Milanin, Shenzen FC dhe Deportivo La Coruna, para se të bëhej trajner i Kamerunit. 

(Kosova Sot Online)