Broadbent u tall me Florian Markun gjatë gjithë meçit, por në fund e pësoi keq

  • 17 July 2019 - 09:50
Broadbent u tall me Florian Markun gjatë gjithë meçit, por në fund e pësoi keq

Boksierët shpeshherë tallen brenda ringut me kundërshtarët e tyre – siç bën për shembull Tyson Fury – megjithatë boksieri Tommy Broadbent e pësoi keq në luftën e tij kundër Florian Markut të shtunën.

Dy boksierët u ndeshën në “O2 Arena” në Londër, në natën kur meçi kryesor ishte mes Daniel Duboisit dhe Nathan Gormanit. Në fund të meçit triumfitoi Florian Marku, pas talljeve të shumta nga kundërshtari i tij.

BT Sports i publikoi mbrëmë pamjet nga meçi mes këtyre dy boksierëve dhe në shumicën e videos shihet Broadbent duke u tallur me Markun, të cilin e inkurajonte ta godiste më fuqishëm.

Por, 32-vjeçari e pësoi keq nga e gjitha kjo dhe u nokautua në rundin e katërt dhe të fundit të meçit, duke e pësuar kështu disfatën e gjashtë në karrierë.

Marku fillimisht festoi para Broadbentit pasi gjyqtari e ndali ndeshjes, mirëpo dyshja tregoi respekt për njëri-tjetrin pas meçit.

Kjo sfidë e fituar nga shqiptari ish-luftëtar i MMA, ishte e vlefshme për kategorinë “Welterweight”, me Markun që tashmë shijon shifrat 4-0. 

(Kosova Sot Online)