Kosova po përfaqësohet me simbole shtetërore në Spanjë

  • 17 July 2019 - 10:42
Kosova po përfaqësohet me simbole shtetërore në Spanjë

Kampionati Botëror i Hendbollit U-21 nisi në Spanjë dje. Në këtë kampionat merr pjesë edhe ekipi kombëtar i Kosovës, i cili u përfaqësua me flamur dhe himn shtetëror, si të gjithë pjesëmarrësit e tjerë.

Ekipi kombëtar i Kosovës u stërvitur në qendrën stërvitore në Pontevedra të hënën, ndërsa të martën e zhvilloi ndeshjen e parë të këtij kampionati, kundër Kroacisë.

Në këtë ndeshje, të cilën kosovarët e humbën, Spanja e hoqi flamurin e Kosovës nga transmetimi direkt i ndeshjes, duke bërë që të ngrihen sërish pyetje mbi vendimin e Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit për t’ia dhënë organizimin e këtij turneu Spanjës.

Spanja është njëra ndër pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Në turnetë e kaluara sportive në Spanjë, Kosovës nuk i ishte lejuar përfaqësimi me flamur e himn, ndërsa në një rast nuk i ishte dhënë vizë sportistëve.

Megjithatë, Federata Ndërkombëtare e Hendbollit e paralajmëroi Spanjën se do t’ia merrte të drejtën e organizimit të Botërorit nëse i hiqet sërish flamuri Kosovës. Për këtë arsye, tani flamuri i Kosovës do të jetë i pranishëm në të gjitha ndeshjet e Botërorit U-21. 

(Kosova Sot Online)