Zviceranët i “plakin” Shaqirin, Xhakën e Ajetin

  • 17 July 2019 - 10:45
Zviceranët i “plakin” Shaqirin, Xhakën e Ajetin

Federata e Futbollit e Zvicrës i është bashkuar trendit të fundit të “Face App” dhe i ka publikuar disa fotografi ku tregohet se si do mund të duken futbollistët e Kombëtares zvicerane pas 40 vjetëve.

Gjatë ditëve të fundit, në rrjetet sociale është bërë trend të publikohen fotografi të edituara nga aplikacioni “Face App”, për të treguar se si mund të duken personat e famshëm kur të plaken.

Federata e Futbollit e Zvicrës është e fundit që ka kontribuar në këtë trend, duke publikuar fotografi që tregojnë se si do të duken yjet e Zvicrës, ndër të cilët ishin edhe ata me prejardhje shqiptare – Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Albian Ajeti.

Këta të tre – Shaqiri, Xhaka e Ajeti – do ta kenë mundësinë ta dëshmojnë se nuk janë plakur ende dhe se janë në formë të mirë gjatë ndeshje të ardhshme të Kombëtare së Zvicrës, që do të zhvillohen në shtator.

Zvicra fillimisht do ta vizitojë Irlandën më 5 shtator dhe pastaj, tri ditë më vonë, do ta presë në shtëpi Gjibraltarin. Të dyja këto ndeshje do të zhvillohen në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Evropian.

Deri atëherë, ata do të jenë të zënë me klubet e tyre në turnetë parasezonale – Shaqiri me Liverpoolin, Xhaka me Arsenalin e Ajeti me Baselin.

Image
Image
Image

 

(Kosova Sot Online)