IHF: Pamje nga zhveshtorja e Kosovës pas debutimit historik në Botëror

  • 17 July 2019 - 11:41
IHF: Pamje nga zhveshtorja e Kosovës pas debutimit historik në Botëror

Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF) e ka publikuar një video të veçantë për debutimin historik të Kosovës në Kampionatin Botëror U-21 të hendbollit, që po mbahet në Spanjë.

Kosova po përfaqësohet për herë të parë në histori në një Kampionat Botëror. Dje ekipi i Kosovës e zhvilloi ndeshjen e parë dhe përkundër që regjistroi disfatë me rezultat 23:17 kundër Kroacisë, skuadra ishte mjaft e lumtur pas ndeshjes.

Momentet e para të festës së kosovarëve për këtë ngjarje historike janë incizuar nga kamerat e Federatës Botërore të Hendbollit, që e ka publikuar më pas videon dhe intervistat në rrjetet sociale.

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, është njëri ndër tre të intervistuarit në këtë video dhe ai flet për rëndësinë e kësaj ndeshjeje për Kosovën.

“Është një ditë historike sepse është hera e parë që ekipi ynë po merr pjesë në një Kampionat Botëror, hera e parë që vendi ynë po përfaqësohet në rrethana kaq globale. Sporti është ai që mund t’i bashkojë njerëzit”, shprehet Saraçini.

Në video paraqiten edhe golashënuesi i parë i Kosovës në Kampionat Botëror, Albin Xhifolli, dhe kapiteni i skuadrës, Jon Muqolli.

“Ne dridheshim nga pak, gjunjët tanë dridheshin nga pak. Ishte një moment i madh ta shënoja golin e parë për Kosovën. Unë nuk e kuptova se e bëra, nuk e di çka të them”, u shpreh Xhifolli

“Është një ndjenjë jashtëzakonisht e mrekullueshme dhe unë jam krenar që jam kapiteni i një vendi kaq të mrekullueshëm si Kosova”, shtoi Muqolli.

 
Kosovo and their first IHF World Championship match at Spain 2019

Kosovo made history as they took on Croatia in Group C at the IHF Men's Junior World Championship. Despite their 17:23 loss, they have many reasons to be happy. #Spain2019 #handtastic

Posted by International Handball Federation - IHF on Tuesday, July 16, 2019

(Kosova Sot Online)