Griezmann: Jam me fat që kam mësuar nga Simeone

  • 17 July 2019 - 13:18
Griezmann: Jam me fat që kam mësuar nga Simeone

Tani lojtar i Barcelonës, Antoine Griezmann, ia ka dhënë meritat trajnerit të Atletico Madridit, Diego Simeones, për formën e tij të mirë gjatë sezoneve të fundit, duke thënë se ndihet me fat që ka luajtur nën urdhrat e argjentinasit.

Antoine Griezmann e kompletoi transferimin e tij për 120 milionë euro në Barcelonë gjatë javës së kaluar, pasi i kaloi pesë vjet në Atletico Madrid, nën drejtimin e trajnerit Diego Simeone.

Largimi i tij e la një shije të hidhur në Madridit, pasi që Atletico pretendon se atyre duhet t’i ishin paguar 200 milionë euro për futbollistin, pasi që thonë se Griezmanni dhe klubi i tij i ri arritën marrëveshje para 1 korrikut, kur klauzola e shkëputjes së kontratës së tij ra për 80 milionë euro.

Atletico Madridi beson se Griezmanni kishte arritur marrëveshje me Barcelonën qysh në mars dhe e kanë bërë të qartë se janë shumë të zhgënjyer edhe me Barcelonës, edhe me Griezmannin, për sjelljen e tyre gjatë këtij procesi.

Barcelona beson se nuk ka asnjë dëshmi se ndonjë marrëveshje e tillë ishte arritur në mars.

“Ne e kontaktuam Griezmannin pasi ai e bëri videon duke u thënë lamtumirë tifozëve, nuk kishte asgjë në mars”, tha Josep Maria Bartomeu, përderisa lojtari po prezantohej te klubi i tij i ri.

Dhe, përkundër situatës së tensionuar mes dy klubeve, Griezmanni tani ka tentuar ta përmirësojë lidhjen me ish-klubit e tij, duke e lavdëruar ish-trajnerin.

“Jam me fat që kam mësuar nga Cholo Simeone. Falë tij, kam qenë duke luajtur në një nivel shumë të lartë”, ka thënë Griezmanni në një intervistë me faqen zyrtare të Barcelonës.

“Në Atletico, nuk e kishim kurrë ndonjë ditë pushim. Stërvitjet janë shumë fizike dhe punonim jashtëzakonisht shumë me taktikat. Askush në skuadër nuk rrezikonte”.

Griezmanni i fitoi titujt e Ligës së Evropës, Super Kupës dhe Superkupës së Spanjës me Atletico Madridin, por francezi ishte në skuadrën humbëse në finalen e vitit 2016 të Ligës së Kampionëve.

Rivali i qytetit, Real Madridi, kishte triumfuar në atë finale përmes gjuajtjes së penalltive, pasi Griezmanni e kishte goditur shtyllën nga një penallti brenda kohës së rregullt.

“E di se nëse e fitoj titullin e Ligës së Kampionëve me Barcelonën, kjo nuk do ta shlyejë dhimbjes e disfatës në atë finale me Atleticon. Për tifozët, për bashkëlojtarët e mi, ishte një moment e vështirë”

(Kosova Sot Online)