Tuchel konfirmon largimin e Neymarit nga PSG-ja

  • 17 July 2019 - 13:30
Tuchel konfirmon largimin e Neymarit nga PSG-ja

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Thomas Tuchel ka konfirmuar se sulmuesi brazilian Neymar ka kërkuar largimin gjatë kësaj vere nga kampioni i Francës. Lajmi është bërë i ditur të martën nga mediumet e huaja.

Tuchel ka thënë se pas kërkesës së Neymarit për largimin, drejtuesit e PSG-së tashmë kanë filluar të punojnë në këtë drejtim. "E kam ditur se Neymar ka kërkuar largimin para se t'i bashkohet Brazilit në përgatitjet për 'Copa America', por tash kjo çështje i takon klubit. 

Mbetet te shihet se çfarë do të ndodhë, pasi klubi dhe Neymari po punojnë për ta zgjidhur këtë çështje", ka thënë Tuchel. Gjasat më të mëdha për transferimin e Neymarit, i kanë dy ekipet nga La Liga, Barcelona dhe Real Madridi kurse kartoni i tij vlerësohet mbi 200 milionë euro.

Sulmuesi 27-vjeçar, iu bashkua PSG-s nga Barcelona për 222 milionë euro dëmshpërblim dhe me ekipin francez ka kontratë deri në vitin 2022.

(Kosova Sot Online)