Zyrtare: Festim Alidema transferohet te klubi kroat, Slovan Belupo

  • 17 July 2019 - 14:09
Zyrtare: Festim Alidema transferohet te klubi kroat, Slovan Belupo

Sulmuesi kosovar, Festim Alidema, e ka mbyllur karrierën e tij me klubin Llapi dhe tani rrugëtimin e tij do ta vazhdojë te klubi i ri kroat, Slovan Belupo.

Festim Alidema ishte ndër lojtarët më mbresëlënës në sezonin e kaluar të Ipko Superligës së Kosovës, ku shkëlqeu për Llapin ne 30 takime, me kontributin prej 12 golave dhe gjashtë asisteve.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Slobvan Belupos. Do ta bëjë më të mirën time për ta arsyetuar besimin e njerëzve që më sollën në këtë klub”, ka thënë Alidema.

“Shpresoj t’i arrijmë synimet që i kemi para vetes. Unë erdha këtu për të shënuar gola dhe për ta ndihmuar skuadrën drejt fitoreve”.

Për transferimi e Alidemës te klubi kroat pati ndikim të madh ish-sulmuesi i njohur, Arbër Abilaliaj.

Alidema është futbollisti i dytë që kalon nga skuadra e Llapit në kampionatin kroat. Më parë, Mirlind Daku kishte kaluar nga Llapi në Osijek.

 

(Kosova Sot Online)