Barcelonës i duhen 300 milionë euro për ta blerë Neymarin

  • 17 July 2019 - 14:45
Barcelonës i duhen 300 milionë euro për ta blerë Neymarin

Neymari është nën radarin e Barcelonës dhe mundësia e transferimit të tij e ka kapur vëmendjen e drejtuesve të klubit, të cilët janë duke e bërë maksimumin e tyre për ta transferuar futbollistin brazilian.

Ky transferim është një çështje e komplikuar për shkak numrit të madh të njerëzve të përfshirë dhe kushteve të një marrëveshjeje të tillë, por Paris Saint-Germaini, dhe trajneri Thomas Tuchel, e kanë pranuar se Neymari dëshiron të largohet.

Pengesa e parë është çmimi i Neymarit, pasi që Barcelona tashmë i ka shpenzuar 225 milionë euro gjatë këtij afati kalimtar – 75 milionë euro për Frenkie De Jongun, 26 milionë euro për Neton, 120 milionë euro për Antoine Griezmannin dhe 4 milionë euro për Marc Cucurellan.

Deri më tani, largimi i vetëm këtë sezon ka qenë transferimi i Sergi Palencias në Saint-Etienne për disa milionë euro, ndërsa largimet e Jesper Cillessenit, Denis Suarezit, Andre Gomesit dhe Marc Cardonas kontribuuan te shumat e sezonit të kaluar.

Kjo do të thotë se Barcelona do t’i fillojë negociatat për transferimin e Neymarin me 223 milionë euro në deficit. Pasi që braziliani vlerësohet mbi 222 milionë euro nga PSG-ja, ky deficit mund të ngrihet deri në mbi 400 milionë euro.

Këtë vit, FIFA bëri të ditur se dallimi mes shitjeve dhe blerjeve gjatë afatit kalimtar të verës nuk mund të jetë mbi 100 milionë euro, që do të thotë se Barcelona duhet t’i shesë disa lojtarë të skuadrës në vlerë prej mbi 400 milionë euro për ta blerë pastaj Neymarin.

Nëse bëhen shitje të tilla, skuadra do të pësojë tronditje, jo vetëm sa i përket shumës së parave, por edhe brenda afatit të shkurtë kohor.

Barcelona duhet ta di se sa para i ka në dispozicion për t’i bërë ofertë PSG-së dhe t’i grumbullojë pjesën tjetër përmes shitjes së lojtarëve si Philippe Coutinho, që nuk e kanë dëshmuar veten në Camp Nou dhe mund të shiten për çmime të larta te klubet të tjera të mëdha të Evropës.

(Kosova Sot Online)