Federata e Golfit e Kosovës pranohet ndërkombëtarisht

  • 17 July 2019 - 16:02
Federata e Golfit e Kosovës pranohet ndërkombëtarisht

Federata e Golfit e Kosovës e ka marrë një lajm mjaft të mirë të mërkurën pasi është pranuar në Federatën Ndërkombëtare të Golfit

Federata e Golfit e Kosovës është pranuar ndërkombëtarisht të mërkurën.

Lajmin e madh të njërit prej sporteve më të reja në Kosovë e ka bërë të ditur sekretari i përgjithshëm i kësaj Federate, Lavdim Zylfiu.

Ndër të tjera, ai ka dhënë detaje të tjera rreth funksionimit të kësaj Federate dhe të këtij sporti në vendin tonë.

“Ju informoj se dje deri sa isha në Shqipëri kam pranuar letër nga Presidenti i IPPA (International Pitch and Putt Association) Ztr Carlo Farioli i cili në diskutim me Bordin e IPPA ka shqyrtuar kërkesën e Federatës së Golfit të Kosovës për tu bërë anëtare në këtë organizatë dhe tani e tutje jemi anëtari më i ri i kësaj organizate sportive të lojës së Golfit. Bordi i IPPA-s është i impresionuar me fondin e lojtarëve që ka në dispozicion Federata e Golfit e Kosovës dhe në mënyrë urgjente iu është përgjigjur kërkesës sonë me konsideratën më të lartë. Anëtarësimi në këtë organizatë hap dyert e pjesëmarrjes së golfistëve nga Kosova në garat të cilat i organizon IPPA në 28 shtete të botës dhe gjithashtu i hap rrugën Federatës sonë për tu anëtarësuar në EGA (European Golf Association) si organizata më e lartë e Golfit në botë, sepse me automatizëm do bëhemi edhe anëtar në R&A.


(Kosova Sot Online)