Trajneri i Arsenalit: Po përpiqemi të blejnë lojtarë shumë të mëdhenj dhe shumë të shtrenjtë

  • 17 July 2019 - 16:27
Trajneri i Arsenalit: Po përpiqemi të blejnë lojtarë shumë të mëdhenj dhe shumë të shtrenjtë

Arsenali është duke bërë përpjekje për t’i blerë disa lojtarë shumë të mëdhenj dhe shumë të shtrenjtë këtë verë, sipas trajnerit të klubit, Unai Emery.

Disa grupe tifozësh dhe blogerë të Arsenalit i kanë bërë thirrje klubit të bëjë ndryshime dhe trajneri Emery ka nënvizuar se “Topçinjtë” kanë kërkesa të larta në tregun e transferimeve.

Arsenalit deri tani i janë refuzuar disa oferta të larta nga Crystal Palace për anësorin Wilfried Zafa dhe nga Celtic për mbrojtësin e majtë Kieran Tierney.

“Synimi ynë është t’i blejmë tre apo katër futbollistë të cilët do të mundë të na e përmirësojnë skuadrën tonë tani”, tha Emery.

“Ne kemi kërkesa të larta dhe tani po flasim për mundësinë për të blerë lojtarë shumë të mëdhenj dhe shumë të shtrenjtë”, shtoi ai.

Blerja e vetme e Arsenalit deri tani këtë verë është adoleshenti brazilian Gabriel Martinelli.

Por, pasi nuk ia doli të kualifikohej në Ligën e Kampionëve për sezonin 2019/20, buxheti i Arsenalit për të blerë lojtarë mendohet të jetë shumë i ulët, 40 milionë funte. 


(Kosova Sot Online)