Man City e mposht West Hamin, siguron finalen në Asia Trophy

  • 17 July 2019 - 17:03
Man City e mposht West Hamin, siguron finalen në Asia Trophy

Manchester City e ka mundur lehtësisht 4:1 West Hamin në turneun miqësor, Premier League Asia Trophy, duke e siguruar një vend në finale të mërkurën.

Raheem Sterling shënoi dy herë, David Silva një herë dhe Nmecha një herë tjetër për ta mposhtur West Hamin, që kishte kaluar i pari në epërsi përmes Marc Noble, në stadiumin olimpik të Nanjing.

Skuadra e Pep Guardiolës do të takohet me Wolves në finalen e këtij turneu miqësor parasezonal.

Skuadra e Manuel Pellegrinit e nisi më mirë takimin dhe kaloi në epërsi pas 26 minutave lojë, kur Noble realizoi nga penalltia.

Megjithatë, City nuk vonoi shumë dhe u kthye në lojë kur Silva e barazoi rezultatin në minutën e 33-të, para se Nmecha ta kalonte në epërsi nga penalltia kampionin e Anglisë vetëm tre minuta më vonë.

Sterling, i futur në lojë vetëm në pjesën e dytë, e dyfishoi epërsinë e të kaltërve nga Mançesteri kur akrepat shënonin një orë lojë.

Njëzet minuta para fundit, anësori anglez shënoi edhe një herë për fitoren e lehtë 4:1 të Manchester City.