Sprint mes Ronaldos dhe Higuainit, fituesi dihet

  • 17 July 2019 - 17:46
Sprint mes Ronaldos dhe Higuainit, fituesi dihet

Një vrapim i shpejtë mes Cristiano Ronaldos dhe Gonzalo Higuainit gjatë një stërvitjeje të skuadrës së Juventusit ka treguar edhe një herë dallimin e madh mes dyshes sulmuese.

Maurizio Sarri i bëri lojtarët e tij të bëjnë vrapime të shpejta në seancën stërvitore parasezonale, me Ronaldon që tregoi formë fantastike.

Por, vrapimi i shpejtë i tij dhe Higuainit mori vëmendjen, me portugezin që la shumë prapa argjentinasin.

Ronaldo mund të jetë 34-vjeçar, por përgatitja dhe forma e tij fizike është e pakrahasueshme, gjë që mund të thuhet e kundërta për 31-vjeçarin.

(Kosova Sot Online)